fbpx

Zaev shpreson se në dhjetor mund të zhbllokohet procesi eurointegrues, nëse formohet qeveria në Bullgari

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur sot optimist se, procesi i eurointegrimit të vendit mund të zhbllokohet deri në fund të vitit, nëse Bullgaria arrin të formojë qeveri pas zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në Sofje. Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare që mbahen radhazi, pasi subjektet politike në këtë vend nuk kanë arritur që të formojnë qeveri, shkruan Portalb.mk.

Zaev porosit se, është mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që sa më shpejtë të jetë e mundur, por po ashtu edhe për qytetarët e Bullgarisë, të vazhdojmë ta ndërtojmë miqësinë mes vete.

“Më 14 nëntor është paralajmëruar mbajtja e zgjedhjeve të treta me radhë të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, duke pasur parasysh afat e tyre kushtetuese prej 15 ditësh për marrjen e mandatit, mbetet shpresa e jonë se fati i tretë në Bullgari, para së gjithash për popullin bullgar, të formojnë qeveri që të mundet në fund të dhjetorit kur mbahet këshilli i ministrave dhe këshilli evropian, të miratohet vendimi gjatë presidencën sllovene. Unë besoj se mund të shpresojmë që deri në fund të vitit 2021 të sillet vendim pozitiv, kuptohet në varësi prej zhvillimit pozitiv në të zhvillimeve në Bullgari. Ne do të mbesim pozitiv, tërësisht të përkushtuar, çdo takim të mundshëm do ta shfrytëzojmë për afirmim”, deklaroi Zaev.

Ai informoi se, në kuadër të forumit në Bled, është takuar me presidentin bullgar, Rumen Radev, me të cilin kanë diskutuar çështjen e kontestit mes dy shteteve si dhe procesin e integrimeve.

“Jam takuar edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev. Ai mbetet me shpresë se, subjektet politike do të arrijnë të formojnë qeveri, sepse qeveria politike është e rëndësishme për sjelljen e vendimeve. Siç tha më 17 qershor pas kthimit nga Bullgaria, ku ishim për të biseduar dhe i adresuam të gjitha çështjet e rëndësishme, e krijuam udhërrëfyes dhe mendoj se pritet për formimin e qeverisë politike do të mund të jetë në favor të zhbllokimit të shpejtë të procesit të eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut. Unë besoj shumë edhe në hapat e lidershipit evropian, të cilët mund të tregohen në të gjitha vendet, po ashtu edhe në Bullgari nga ana e presidentit Radev, ana e subjekteve të tjera politike, në këtë periudhë nuk duhet ndonjë formalizim i posaçëm i vet vendimeve, duke pasur parasysh çfarë kemi ndërmarrë si obligim, duke e ditur udhërrëfyesin se Marrëveshja për Fqinjësi me Bullgarinë është gjithashtu edhe në favor tonin, jo vetëm në favor të Bullgarisë. Të gjithë së bashku me përcaktim mund të themi se, Bullgaria mund të sjellë vendim pozitiv dhe t’i jep shanse implementimit të mëtejmë edhe marrëveshjes edhe udhërrëfyesit, sepse edhe në kornizën negociuese përmenden dy marrëveshjet Marrëveshja e Prespës dhe me Bullgarinë”, tha Zaev.

Përndryshe më 22 qershor Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button