Te shoferi i një autobusi nga Gostivari janë gjetur 100.000 franga zvicerane në vendkalimin kufitar Deve Bair

Gjatë një kontrolli të detajuar dhe kontrollit personal të shoferit në xhepin e brendshëm të pantallonave, iu gjetën 2 pako të padeklaruara të mbështjella me najlon të zi dhe shirit ngjitës që përmbanin 100.000 franga zvicerane, informojnë shërbimet doganore, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit të një autobusi të paraqitur për dalje në pikën kufitare Deve Bair, inspektorët doganorë të Repartit për operacione mbajtën përkohësisht 100.000 franga zvicerane, njoftuan nga Drejtoria e Doganave.

Franga zvicerane, Foto: Dretoria e Doganava

“Në vendkalimin kufitar Deve Bair për dalje është paraqitur një autobus me targa të Maqedonisë GV7396AD i transportuesit Expres Tourism nga Gostivari, i drejtuar nga H.O, shtetas i Republikës së Turqisë, i cili operon në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll. Gjatë kontrollit të detajuar dhe bastisjes së shoferit në xhepin e brendshëm të pantallonave të tij, u gjetën 2 pako të padeklaruara të mbështjella me qese të zezë plastike dhe shirit ngjitës në të cilat u gjetëm 100.000 franga zvicerane”, informojnë nga shërbimi doganor.

Franga zvicerane, Foto: Dretoria e Doganava

Mjetet valutore u konfiskuan përkohësisht me Vërtetim për sendet e konfiskuara përkohësisht, ndërsa kundër personit të denoncuar në Gjykatën Themelore në Kriva Pallankë do të ngrihet Kërkesë për fillimin e një procedure kundërvajtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button