RMV, Zaev: Evropa është familja jonë dhe presim të na pranojë

Evropa është familja jonë dhe është e pritur që ta pranojë Maqedoninë e Veriut e cila në në zemrën e kontinentit, porositi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në panelin e liderëve në Forumin strategjik të Bledit kushtuar temës “Ardhmëria e Evropës – Zgjerimi”, njofton Portalb.

“Për ne BE-ja nuk ka laternativë. Situata e Maqedonisë së Veriut është sikur dikush dëshiron të pranohet nga ndonjë familje të cilës çdoherë i përket, ndërsa Evropa është familja e jonë e vetme. Ne do të vazhdojmë ta realizojmë përcaktimin tonë të bëhemi anëtare e ardhshme e BE-së për të cilët nuk ka ka laternativë”, ka deklaruar Zaev, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Ai ka përkujtuar se Maqedonia e Veriut tanimë gjashtëmbëdhjetë vite e gjysmë është vend kandidat dhe vend i cili e ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim në vitin 2001 menjëherë pas Sllovenisë, ndërsa para Kroacisë.

“I zbatuam të gjithë reformat e parapara në fazën aderuese për anëtarësim në BE, si edhe të gjithë kriteret e konfirmuara në pajtueshmëri me procedurat për zgjerim të Brukselit. Kemi 12 rekomandime dhe rekomandim përfundimtar të Komisionit Evropian me Këshillin e Evropës se vendi mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim me organizim të konferencës së parë ndërqeveritare. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me fqinjët dhe i tejkaluam çështjet e hapura me ç’rast na u hapën dyert që të jemi anëtarja e 30-të e NATO-s. Kemi shoqëri funksionale multietnike e cila i mori të gjithë mirënjohjet dhe u njohën si model dhe shembull për të tjerët, dhe shpresoj se përfundimisht do t’i fillojmë negociatat për çdo kapitull për anëtarësim në BE”, ka potencuar Zaev.

Në panelin e liderëve “Ardhmëria e Evropës – Zgjerimi# në Forumin strategjik të Bledit në Slloveni, Zaev ka folur edhe për iniciativën “Ballkan i Hapur” për të cilin tha se është iniciativë kushtuar bashkëpunimit midis vendeve të rajonit që t’i arrijë standardet evropiane për jetë cilësore për qytetarët dhe për mirëmbajtje të motivimit për realizim të anëtarësimit në BE.

Fjalim në panelin e liderëve kishte edhe presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, i cili ka theksuar se këtë vit forumi posaçërisht u kushtohet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe deklaroi se rajoni është pjesë e Evropës dhe se duhet aktivisht të marrë pjesë në zgjerimin e BE-së dhe se prolongimi i zgjerimit do të shkaktojë pasoja serioze.

Presidenti slloven ka potencuar se zgjerimi i BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është vetëm obligim politik, por moral për Brukselin dhe për shkak të faktit që Republika e Maqedonisë së Veriut bëri gjithçka që ishte e domosdoshme, ndërsa BE-ja nuk i ktheu asgjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button