Deri më 4 shtator në Shkup do të shfaqen filma gjerman në hapësirë të hapur në kuadër të shënimit të ditëve të filmit gjerman

Në Shkup prej sot deri më 1 shtator do të shfaqen katër filma në hapësirë të hapur në kuadër të organizimeve për shënimin e ditëve të filmit gjerman nga Qendra e Filmit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në kinemanë verore “Verë e qetë” të Kinotekës në Shkup, prej sonte më 1 Shtator deri më 4 Shtator, do të mbahet manifestimi “Ditët e filmit gjerman”. Organizatorë të manifestimit janë Ambasada e Gjermanisë, Instituti Gete dhe Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që hyrja është falas, ndërsa për shkak të situatës aktuale me KOVID-19-të, çdo mysafir mbi moshën 18 vjeçare gjatë hyrjes duhet të siguroj dëshmi se ka kryer vaksinimin me të paktën një dozë ose dëshmi të kalimit të KOVID -19-të,e cila nuk është më e vjetër se 45 ditë.

Orari i filmave që do të shfaqen:

1 shtator –  “Berlin Aleksanderplatc” (Dramë fituese e çmimeve për atë që po ndodh në kohën dhe shoqërinë tonë)

2 shtator – “Kozhurec” (Një film prekës dhe i brishtë për rritjen dhe një deklaratë dashurie për Berlinin)

3 shtator – “Roka e ndryshon botën” (Një histori moderne e stilit “Pipi Çorapëgjata” për një vajzë të guximshme. Një film i mrekullueshëm për shikuesit e rinj), dhe

4 shtator – “Short Export 2021”, pako e filmave të shkurtër (Në mënyrë jokonvencionale dhe autentike, bëhet fjalë për ndryshimin dhe sfidat, për atdheun, mbërritjen dhe ballafaqimin me traumat)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button