Maqedonia e Veriut me 9 mijë vende të lira pune, thuajse gjysma e tyre për shërbime dhe shitje në tremujorin e dytë

Në Maqedoninë e Veriut nga prilli deri në qershor pati 8 977 vende të lira, prej të cilëve 3 690 ishin punëtorë për shërbim dhe shitje, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.78 %. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës prej 4.64% ka sektori I – Akmodimi dhe shërbimi ushqimor ndërsa shkallë më të ulët ka sektori D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.16%”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që vende më pak të lira ka për grupin e profesionit – menaxher, zyrtar i lartë ose ligjvënës, pozitë për të cilën ka vetëm 38 vende të lira. Ndërkohë, nga gjithsej 496 546 vende të plotësuara sa ishin në këtë periudhë, më së shumti vërehet në industrinë përpunuese me 118 232 vende të plotësuara, ku edhe kishte  më së shumti vende të lira, pra 1 948.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button