Microsoft tegoi kur Windows 11 do të jetë në dispozicion

Kompania “Microsoft” njoftoi se sistemi i fundit operativ Windows 11 do të jetë në dispozicion për konsumatorët më 5 tetor. Nga kjo datë, mund të azhurnohet falas në kompjuterët që kanë përdorur më parë Windows 10, si dhe të instalohet në kompjuterë të rinj, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Kompania njofton se azhurnimi i Windows 11 në kompjuterë do të bëhet gradualisht. Së pari, instalimi i këtij sistemi operativ do të bëhet në kompjuterët më të rinj dhe e gjithë procedura duhet të përfundojë deri në mesin e vitit 2022 për të gjithë përdoruesit e pajisjeve të tilla.

“Nëse keni një kompjuter Windows 10 që është i përshtatshëm për tu përditësuar, atëherë Windows Update do t’ju njoftojë se kur përditësimi do të jetë në dispozicion”, thuhet në komunikatën nga “Microsoft”.

Përdoruesit e kompjuterëve më të vjetër do të jenë në gjendje të përdorin sistemin e ri operativ në fund. Në të njëjtën kohë, qytetarët që aktualisht po mendojnë të blejnë një kompjuter të ri në periudhën para 5 tetorit, nga “Microsoft” shpjegojnë se deri atëherë ata do të jenë në gjendje të përdorin Windows 10, dhe azhurnimi i Windows 11 do të jetë falas dhe automatikisht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button