Deri në fund të vitit Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të gjejnë zgjidhje për përshpejtimin e eurointegrimeve, vlerësojnë Zaev-Jansha-Varhejl

Në kuadër të Forumit Bled, kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar takim me kryetarin e Sllovenisë, Janez Jansha dhe eurokomisarin Oliver Varhjel, duke theksuar nevojën për zgjerimin e Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u konfirmuar se zgjerimi i BE-së është prioritet i presidencës sllovene dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet sa më shpejtë të jetë e mundshme të bëhen anëtare të Unionit”, raportojnë nga Qeveria par takimit.

Raportohet se folësit kanë një bindje se pengesat e shfaqura deri më tani mund të kenë zgjidhje.

“Konstatimi i përbashkët i kryeministrit Zaev e Jansha dhe euro komisionarit Varhjel është se nuk ka hapësirë për opsion tjetër përveç Ballkanit Perëndimor evropian dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat një orë më herët”, raportojnë nga Qeveria, duke theksuar se deri në fund të vitit Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë kohë të rrugëtojnë drejt zgjidhjes që do të përshpejtojë eurointegrimin e gjithë rajonit.

Ndryshe, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e filloi pjesëmarrjen në Forumin Strategjik Bled, që këtë vit i kushtohet temës “Ardhmëria e Evropës”, informuan nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button