fbpx

Komuna e Tetovës në “ofensivë” me projekte në prag të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Gjatë periudhës së fundit, nga korriku e këndej gjegjësisht tre muaj përpara zgjedhjeve lokale, Komuna e Tetovës ka bërë promovimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha, të cilat sipas premtimeve kohë më parë duhej të kishin mbaruar. Para dy ditëve, u lëshua në përdorim edhe shkolla fillore e shumëpritur në Reçicë të Vogël, por vetëm për klasat e para. Portalb pyeti kryetaren e Komunës së Tetovës, se pse në një periudhë kaq të shkurtër kohore promovohen kaq projekte të mëdha, Arifi tha se tani ka ardhur koha, sepse këta janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim dhe nuk mund të bëhen për një ditë apo një javë, shkruan Portalb.mk.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në fund të mandatit të saj ka bërë përfundimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha të cilat sipas premtimeve duhej të kishin mbaruar kohë më parë.

Këto janë disa nga projektet e Komunës së Tetovës gjatë periudhës nga muaji korrik deri më 1 shtator.

Korrik:

Gusht:

Shtator:

Teuta Arifi pritet të kandidojë përsëri për të parën e Tetovës, andaj para dy ditëve gjatë ngjarjes te shkolla në Reçicë, Portalb.mk e pyeti se pse të gjithë këto projekte të mëdha po punohen në një periudhë të shkurtër kohore, gjegjësisht shumë afër zgjedhjeve lokale. Arifi tha se këto janë projekte të cilat nuk mund të bëhen për një ditë, por që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim.

“Projekti për të cilin ne jemi këtu dhe projektet e tjera nuk janë projekte që mund të bëhen për një ditë, dy ditë, një javë bile as për një vit. Janë projekte madhore, janë projekte milionëshe, janë projekte që kërëkojnë shumë punë dhe shumë energji, shumë angazhim që të mbërrini ti siguroni mjetet, të loboni për ato mjete. Mjete për shkolla nuk kërkojmë vetëm neve, kërkon i gjithë shteti, që të arrini ti loboni ato duhet shumë angazhim edhe shumë punë. Prandaj edhe në fakt përfundimi i tyre ka përkuar me këtë kohë”, tha Arifi për Portalb.mk.

Arifi tha se kanë pasur projekte të mëdha në fillim të mandatit si ajo investimet në rrugën “Murat Baftjari dhe Çarshinë e Epërme.

“Gjithsesi që ne kemi pasur edhe projekte shumë madhore që kanë qenë në fillim të mandatit. Për shembull në vitin e parë të mandatit e kemi kompletuar dhe investuar komplet rrugën Murat Baftjari edhe Çarshinë e Epërme që është një projekt prej 500 mijë e tepër eurosh, edhe po ashtu e kemi promovuar si këtë sot. Ne kemi ndjekur dinamikën e punës edhe kemi vrapuar për çdo mundësi investive këtu edhe kemi luftuar maksimalisht që atë ta sigurojmë për qytetarët, për ata fëmijë. Për ata fëmijë nuk është e rëndësishme a ka zgjedhje a jo, për ata fëmijë është e rëndësishme që sot janë në shkollë për herë të parë në një objekt të ri”, tha Arifi paraprakisht për Portalb.mk .

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi do të kandidojë edhe për një mandat. Këtë e konifrmoi dje nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se, ka pranuar propozimin e degës së BDI-së të Tetovës që të kadindohet edhe për një mandat për kryetare të Komunës së Tetovës.

Ndryshe, Tetova ende përballet me probleme elementare siç është mungesa e ujit të pijshëm, menaxhimi me mbeturina, qentë endacak, trafiku i ngarkuar, dhe shumë probleme të tjera, për të cilat Portalb vazhdimisht ka informuar. Dy nga projektet të cilat sipas Arifit pritet të fillojnë shumë shpejtë janë rikonstruimi i stadiumit të Tetovës dhe rregullimi i shtratit të Lumit Shkumbin.

Për të lexuar më shumë në lidhje me temat e lartëpërmendura klikoni në linqet në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button