Gjirokastër, vritet i moshuari gjatë grabitjes në banesë

Adrian Qotekaj dhe Dashamir Kamo, përkatësisht 25 dhe 33 vjeç, nga Libohova, janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës. 

Këta dy persona dyshohet se kanë vrarë një të moshuar gjatë tentativës për grabitje në banesë.

Adrian Qotekës iu gjetën në makinë doreza me gjak, fishekë dhe mjete që presin hekura. Gjithashtu iu gjetën dhe ikona të vjedhura në disa kisha të Dropullit.

Ndërsa të ndaluarit Dashamir Kamo policia i gjeti xhinse me njolla gjaku./Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button