Ministrja Carovska uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin shkollor dhe bëri thirrje për mrojtjen e shëndetit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar nxënësit dhe mësëmdhënësit, duke u shprehur se arsimi është investimi më i rëndësishëm në jetë. Ajo bëri thirrje për sjellje të përgjegjshm gjatë këtyre kushteve të jashtëzakonshme për arsimin dhe respektim të masave dhe protokolleve, transmeton Portalb.mk.

“Viti I ri shkollor 2021-2022 fillon më 1 shtator me shkolla të hapura për të gjithë nxënësit. Sistemi arsimor është plotësisht I përgatitur për atë. Gjatë periudhës së kaluar u përgatitëm intensivisht, I ndoqëm rekomandimet e institucioneve kompetente shëndetësore, por edhe të organizatave botërore si OBSH dhe UNICEF, përpunuam protokolle për punë dhe I ndërmorëm të gjitha masat e tjera të sigurisë nga aspekti shëndetësor, në mënyrë që shkollat sërish të mund të punojnë me prani fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve”, theksoi Carovska.

Në video fjalimin, Carovska porositi nxënësit të kenë besim në vete dhe të mos heqin dorë nga qëllimet e projektuara sepse arsimi është investimi më I rëndësishëm në jetë, ndërkaq u shpreh edhe falënderim prindërve për përkushtimin dhe kontributin për realizim të suksesshëm të mësimit në kushte të pandemisë.

“Uroj të gjithë nxënësve një fillim të suksesshëm, shumë njohuri të reja, arritje dhe përfundim të suksesshëm të një etape tjetër të jetës. Kini besim në veten tuaj, mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja dhe mbani mend se arsimi është investimi juaj më i rëndësishëm në jetë. Ju keni mbështetjen e mësimdhënësve dhe, më e rëndësishmja, të familjës  dhe të afërmit tuaj. Urime dhe falënderime të mëdha për të gjithë prindërit dhe kujdestarët për angazhimin dhe kontributin në zbatimin e suksesshëm të mësimit në kushte të pandemi. “Unë besoj se me kthimin e mësimit me prani fizik në shkolla, do të jetë më e lehtë për të gjithë,” tha Carovska.

Ministrja i uron punë të suksesshme menaxhmentit, mësimdhënësve, shërbimeve profesionale dhe të gjithë punonjësve të tjerë në shkolla.

“Stafi mësimor është hallka më e rëndësishme në procesin arsimor. Cilësia e brezave që krijohen varet më shumë nga ju. Një vit ka kaluar nga mandati im. Ne kemi bërë shumë së bashku, por ka akoma më shumë për të bërë. Ju jeni bartësit e ndryshimeve që ne kemi krijuar së bashku dhe nga të cilat pritjet janë të mëdha.Besoj se ju do të jepni maksimumin  për të arritur qëllimet e përcaktuara. Investimi dhe puna e deritanishme janë të mëdha, ndërsa interesi është i përbashkët ”, thotë Carovska.

Carovska theksoi se MASH-i është gjithmonë këtu për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje, por gjithashtu kujtoi sjelljen e përgjegjshme në çdo rast gjatë këtyre kushteve të jashtëzakonshme për arsimim dhe respektimin e masave dhe protokolleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button