Brazil, tejkalon 580 mijë numri i viktimave nga Kovid-19

Ka tejkaluar shifrën 580 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil i cili pas SHBA-së është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje nga COVID-19 në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 839 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 580.413.

Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 20.776.870, me 24.589 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë numri i të shëruarve në vend është rritur në 19.735.447.

Brazili, me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve.

Qendra e tregtisë së Brazilit rajoni Sao Paulo me 4.262.684 raste dhe 145.836 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.

Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve në vend vazhdon edhe pse deri më sot në vend mbi 150 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti i vendit, Jair Bolsonaro.

Bolsonaro është kritikuar shpesh për shkak të qëndrimeve të tij nënvlerësuese ndaj COVID-19 dhe qëndrimeve kritikuese ndaj masave të marra kundër pandemisë.

Senati i Brazilit më 27 prill formoi një komision për të hetuar qëndrimin për pandeminë të qeverisë Bolsonaro e cila ka ndërruar katër ministra të Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe nëse ajo ka mbajtur apo jo një qëndrim neglizhues kundër pandemisë. Shumë zyrtarë të shtetit, veçanërisht ish-ministrat e Shëndetësisë kanë dëshmuar në këtë komision.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button