Një 28-vjeçar i vdekur me grup të rrallë gjaku është dhuruesi i veshkave dhe indeve kockore në transplantin e ri

Në Klinikën për Urologji po zhvillohet transplantimi i veshkash nga një donator i vdekur 28-vjeçar, kurse pranues është një djalë 22-vjeçar. Siç njoftoi Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për dhurues me grup gjaku jashtëzakonisht të rrallë për të cilin ka një numër të vogël të marrësve të organeve në Listën kombëtare të transplantit dhe për këta pacientë ky është shansi i vetëm për jetën, transmeton Portalb.mk.

Transplantimi i veshkave dhe indeve kockore nga dhuruesi i vdekur u krye mbrëmë me ekipet e dr. Sotir Stavridis dhe dr. Aleksandar Trajkovski, kurse këtë mëngjes transplantimi filloi nën udhëheqjen e dr. Sasho Dohçev.

“Familja pranoi me vetëmohim dhurimin e organeve. Falë humanitetit të tyre, këtë mëngjes u transplantua një veshkë te një djalë 22-vjeçar. Indi kockor do të përpunohet dhe do të jetë gati për transplant në ditët në vijim. Falenderojmë ekipet mjekësore që morën pjesë transplantim dhe familjes së dhuruesit që na tregoi se çfarë do të thotë humanitet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Duke filluar nga maji 2020 e deri më tani, janë kryer transplante nga 7 dhurues të vdekur, kurse janë transplantuar 5 zemra, 12 veshka, 1 ind kockor.

Transplanti i fundit ndodhi më 25 gusht, pas së cilës koordinatorja kombëtare e transplantit dr. Maja Mojsova-Mijovska tha: “Akt më fisnik nuk kemi parë. Kur iu themi familjeve se bëhet fjalë për vdekje të trurit, ata e dinë që kur është bërë gjithçka, një pjesë e të dashurit të tyre mbetet dhe jeton në një trup tjetër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button