RMV, mbaruan pushimet edhe për deputetët, sot iu kthehen ulëseve të Kuvendit

Në Kuvend sot do të zhvillohet vazhdim i seancës plenare, e para pas përfundimit të pushimeve verore të deputetëve, transmeton Portalb.mk.

Parlamenti fillon “sesionin e vjeshtës” në sallën e vjetër plenare, ku deputetët e kësaj përbërje hynë në fillim të qershorit pasi dhjetë muaj qëndruan në “sallën me kupola”, për të cilën u vlerësua se siguron më shumë hapësirë ​​për distancën fizike.

Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 45 -të, në rend dite të së cilës janë disa propozim- zgjidhje ligjore, kërkesa për interpretim autentik dhe raporte vjetore mbi punën e disa institucioneve dhe organeve shtetërore. Janë caktuar edhe seanca të komisioneve për sistemin politik dhe marrëdhëniet midis bashkësive, për çështje ekonomike dhe të komisionit Juridiko-ligjvënës.

Seanca e parë plenare do të fillojë më 14 shtator.

Deputetët po kthehen në punë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gati një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale më 17 tetor. 

Dhjetëra deputetë nga parti të ndryshme parlamentare hyjnë në garën zgjedhore si kandidatë për kryetarë komunash, prandaj, në varësi të rezultateve në komuna të caktuara, nuk përjashtohen ndryshimet kadrovike në përbërjen e Kuvendit pas zgjedhjeve.

Përndryshe këto do të jenë zgjedhjet e para në të cilat në vend do të përdoren edhe terminale për gjurmët e gishtërinjëve. 200 terminalet e parë pritet që në KSHZ të jenë gjatë kësaj jave, pas së cilës do të fillojë mësimi për aplikimin e tyre në zgjedhje. Zgjedhjet lokale do të mbahen me masa mbrojtëse ndaj kovid-19.

Kryteari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për sigurinë e të dhënave do të kujdeset një ekip i tërë inxhinierësh të IT -së, kurse një ekip i veçantë do të kujdeset vetëm për aparatet e gjurmëve të gishtërinjve dhe se pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve nuk mund të jenë objekt i sulmeve të hakerëve.

Pajisjet prokurohen nga kompania “Demalog”, e cila ka përvojë me zgjedhjet në Afganistan, ato parlamentare në vitin 2018 dhe presidenciale në vitin 2019. Në pritje të prokurimit në fillim të këtij muaji, siç raportohet nga “360 gradë”, Fondacioni Zgjedhje transparente në Afganistan (TEFA), i cili monitoron zgjedhjet në këtë vend, institucioneve të vendit dhe përfaqësuesve të KSHZ-së u ka dërguar letër (në mënyrë elektronike) me paralajmërim për përvojën e keqe atje me “Dermalog”.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button