OBSh me interes të madh ndjek një variant të ri të koronavirusit të quajtur ‘mu’

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po ndjek me shumë interes një lloj të ri të koronavirusit të quajtur “mu”. Ai për herë të parë u identifikua në Kolumbi, por raste të infektuarish janë raportuar edhe në vende të tjera në Amerikën e Jugut, si dhe në Evropë, transmeton Portalb.mk.

OBSh thekson se ky lloj përmban mutacione, të cilat do të mund ta bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave aktuale, siç ishte rasti me variantin beta të Afrikës së Jugut, por kjo do të duhet të hetohet më tej.

“Që kur u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar 2021, ka pasur disa raste sporadike të llojit mu, si dhe shpërthime të mëdha, të raportuara nga disa vende në Amerikën e Jugut dhe Evropë”, njoftoi OBSh-ja.

Nga atje shtojnë se numri më i lartë i të infektuarve me llojin ‘mu’ momentalisht ka në Kolumbi (39%) dhe Ekuador (13%), ku numrat po rriten vazhdimisht.

Aktualisht ekzistojnë katër variante që OBSh-ja i ka identifikuar si shqetësues: alfa, e cila është regjistruar në 193 vende, beta (141), gama (91) dhe delta (170), ndërsa ky është lloji i pestë që ndiqet me interes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button