RMV, nxënësit sot iu kthehen bankave shkollore nën protokolle të veçanta anti-kovid

Viti shkollor 2021/2022 fillon sot, me prezencë fizike dhe protokolle të veçanta shëndetësore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Përjashtim bëjnë shkollat ​​e mesme në Tetovë dhe Gostivar, ku mësimi do të zhvillohet online në 14 ditët e para të vitit shkollor, kurse në Kërçovë dhe Strugë në shtatë ditët e para. Pas përfundimit të kësaj periudhe, siç njoftoi dje Qeveria, do të sillen masa të reja në përputhje me zhvillimin e situatës, transmeton Portalb.mk.

Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, mësimdhënia me prani fizike është e një rëndësie të madhe jo vetëm për procesin e të mësuarit dhe socializimit, por edhe për mbrojtjen e shëndetit mendor të nxënësve. Gjatë vizitës së djeshme në shkollën fillore “Liria” në Komunën e Çairit, ministri u shpreh se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është plotësisht e përgatitur për të gjithë skenarët për vitin shkollor 2021/2022.

“Të gjithë ne jemi prindër dhe të gjithë kemi qenë dëshmitarë të mësimit të fëmijëve tanë në vitin e kaluar shkollor. Ishim dëshmitar edhe se atyre iu mungonin shokët, mësuesit e tyre dhe pikërisht atë lumturi po ua kthejmë në sy fëmijëve. Por e kthejmë edhe gëzimin e mësuesve, pasi ata nuk janë të plotë nëse nuk janë në klasë, nuk janë me nxënësit e tyre”, tha Carovska.

Edhe pse vaksinimi nuk është i detyrueshëm për mësuesit dhe nxënësit, prapëseprapë numri i mësuesve të vaksinuar dhe kuadrit tjetër në shkolla është mbi 70 përqind, që, sipas Carovskës, është bazë e mirë për fillimin e mësimit me prezencë fizike.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se në ditët paraprake kishte shumë reagime nga qytetarë të shqetësuar të cilët kërkuan që mësimi të zhvillohej online. Sipas Filipçe, ata janë të gatshëm të japin edhe rekomandime të tjera nëse situata përkeqësohet. Të gjitha analizat në lidhje me shkollat ​​në botë, sipas ministrit, tregojnë se viti shkollor duhet të fillojë me prezencë fizike, pasi mësimi online është në dëm të nxënësve. Sigurisht, ka përjashtime për nxënësit që kanë sëmundje kronike ose kanë anëtarë të sëmurë të familjes, të cilën mësimin do ta ndjekin online.

Sipas Filipçes dhe Carovskës, viti shkollor paraprak tregoi se nuk kishte asnjë transmetim intern te nxënësit që ndiqnin mësimet me prezencë fizike.

UNICEF i bëri thirrje të gjithë shoqërisë që të bëjë përpjekje për t’i mbajtur shkollat ​​të sigurta dhe të hapura. Përfaqësuesja e UNICEF -it Patricia Di Giovanni thotë se hapja e shkollave me prezencë fizike është hap kritik që çdo fëmijë të ketë qasje në arsim cilësor me të cilin ndërtohen dhe pranohen aftësitë për të cilat kanë nevojë fëmijët dhe adoleshentët – përfshirë ndërton dhe njeh aftësitë që fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë – përfshirë aftësitë për gjuhët dhe matematikën,aftësitë dixhitale, sipërmarrëse dhe të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button