Lëvizja Besa e caktoi kandidatin për kryetar të Strugës

Kandidati për kryetar të Strugës për zgjedhjet lokale të 17-të tetorit për Lëvizjen Besa do të jetë Abdullah Qazimi, transmeton Portalb.mk.

Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Abdullah Qazimi”, njoftojnë nga Lëvizja Besa.

Në këtë takim të strukturave të kësaj partie, raportohet që kryetar i ri i Degës së Strugës u zgjodh Nusret Ziba.

Lëvizja Besa në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Komunën e Strugës arriti të grumbullojë 1 060 vota, apo 3.45% e votave në ato zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button