Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për hyrje-daljet në kufi, shkollat e mesme, gazifikimin dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje zhvilloi seancën e 103-të, ku ndër të tjera vendosi që mësimi online të mbahet për 14 ditë në shkollat e mesme të Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa në Kërçovë dhe Strugë vetëm 7 ditë, transmeton Portalb.mk.

Në Kumanovë u vendos nga Qeveria që të formohet Qendra për trajnim për menaxhim me kriza, ndërsa u miratuar informacioni për mbështetjen e SHBA-vë në renovimin e objektit të Qendrës për menaxhim me kriza.

Në kuadër të vendimeve që u miratuan dje, ishte edhe ndryshimi i rregullave për dalje nga vendi. Qytetarët vendas dhe të huaj edhe gjatë daljes nga vendi do të duhet të kenë certifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës, të kenë kaluar virusin brenda 45 ditëve, të kenë test PCR jo më të vjetër se 72 orë ose test për antigjene jo më të vjetër se 48 orë. Qytetarët nëse gjatë hyrjes nuk kanë test negativ PCR, do të duhet të futen në karantinë 7 ditë.

Në çerdhet për fëmijë, do të mund të pranohen në vend 21 fëmijë, tani 25 fëmijë. Kjo nuk do të vlejë për grupet deri 2 vjet.

Në seancën e djeshme, u shqyrtua dhe u miratua Informacioni në lidhje me marrëveshjen ndërmjet Sh.A. NER – Shkup dhe DESFA për realizimin e autostradës për gazifikim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Programi për reforma ekonomike 2022-2024 u miratua nga Qeveria në këtë seancë. Raportohet që ky program përmban projeksione makroekonomike, plan për buxhetin trevjeçar, dhe çështje tjera.

Në kuadër të kësaj seance, gjithashtu u miratua Plani aksional ku përcaktohet kontributi i Maqedonisë së Veriut në përpjekjen globale kundër ndryshimeve klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button