Ulje e numrit të punëtorëve dhe prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit të kaluar

Maqedonia e Veriut në korrik ka regjistruar ulje të numrit të prodhimit industrial dhe punëtorëve në këtë sektor në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të Entit Shtetëror të Statistikave, për 2.2% është ulur numri i të punësuarve shtatë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm 0.8% në korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

“Në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit korrik të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 7.5 %, në sektorin Industria përpunuese ka rënie nga 0.2 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 2.7 %”, sqarojnë nga Enti.

Prodhimi industrial nga janari në korrik të këtij viti ka regjistruar rritje për 5.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por në korrik ka regjistruar ulje për 0.6% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

“Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit korrik të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 39.9 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie për 3.9 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie për 4.9 %”, sqarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button