RMV, tentoi ta gjuan armën derisa policia e bastisi shtëpinë e tij, u arrestuan edhe dy persona tjerë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar sot tre persona derisa ka kryer një bastisje në shtëpinë e shkupjanit 63 vjeçar, ndërsa ndaj tyre paralajmërohet kallëzim penal në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë bastisjes personi S.L.(28) është orvatur ta hedhë pushkën jashtë shtëpisë, por këtë e kanë vërejtur nëpunësit policor”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Raportohet që policia ka arrestuar 63 vjeçarin Xh.L., 28 vjeçarin S.L. dhe 35 vjeçarin H.L.

“Policia me urdhër gjyqësore, kryen bastisje në shtëpinë e personit 63 vjeçar Xh.L. Gjatë bastisjes është gjetur pushkë automatike e prodhimit kinez, karikator për pushkë automatike dhe 40 plumba të kalibrit 7,62mm”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button