Kapixhik numër 7

Dragan Pavloviq Latas, kolumna “Me diplomaci”, Veçer
Pres që ambasadorët të kenë qasje të barabartë ndaj të gjithë gazetarëve, pa privilegje për sorosoidët dhe majen e ZNM. Qëndrim të barabartë ndaj të gjithë neve, pa marrë parasysh kujt ia kemi dhënë votën. LSDM nuk dëshiron sukses dhe punon kundër vetes, a ka nevojë që e tërë Maqedonia të sakrifikohet që Brankos ti ecë.

Erol Rizaov, kolumna “Shpresë për Najdenin dhe për ne”, Utrinski Vesnik
Informimi për gjendjen  shëndetësore të foshnjës nga Haraçina është mision human me të cilin na kujtoi se jeta përbëhet edhe nga gjëra tjera përveç politikës, parave dhe famës. Koha në të cilën jetojmë na bën aq më shumë të pandjeshëm dhe egoistë.

Harold Xhejms, koment “Mësimi i Thatcher për Evropën”, Utrinski Vesnik
Liberalizimi i suksesshëm i industrisë britaneze e aplikuar nga Thatcher, u bë inspirim për evropianët qendror të cilët në vitet e ‘90ta hoqën të zitë e ullirit me trashëgiminë ekonomike të planifikimit qendror komunist. Taçerizmi dukej si i model i pranueshëm  për stabilizimin e politikës në Francë në vitin 1983 pas dy vitesh eksperimentimi.

Aljosha Simjanovski, kolumna “Plaku nga Pusteci në gazetari”, Utrinski Vesnik
Shkupi është qytet i hapur, 200.000 Kosovarë fituan shtetësi, erdhën shumë njerëz nga Sanxhaku, prej luftës në Bosnje dhe luftës së Kosovës, ndërsa gazetaria hetimore gjen një Maqedonas nga Pusteci dhe me triumf e  përpiloi storien.

Tina Intelman,”kolumna Mundësia e lëshuar në KB”, Utrinski Vesnik
Debati në Kombet e Bashkuara për sistemin e ligjit penal shkaktoi përçarje të mëdha mes shteteve si dhe u lëshua mundësia për debatimin e vlerave  të atij sistemi dhe luftës globale kundër mos-dënimit.

Katerina Neshkova, kolumna “Falsifikim i madh dhe i vogël”, Dnevnik
Në këto zgjedhje, Komisionit Zgjedhor Shtetëror ia falëm organizimin e keq, llogaritjet e gabuara të votave të vlefshme dhe të pavlefshme si dhe tejkalimin e afatit për ankesa. Mirëpo, Struga nuk mundet të falet, jo për shkak të momentit etnik – Maqedonasi kundrejt Shqiptarit, por për shkak të momentit të padrejtësisë, vjedhja e zgjedhjeve kundrejt shtetit ligjor.

Dimitar Grumar, kolumna “Para të imta – siklet i madh”, Dnevnik
Shpeshherë pa dashje veprojmë në mënyrë johumane, mu në rastet kur veprojmë me humanitet. Shembull për këtë janë testimet në rugë kur për një, pesë apo dhjetë denarë ose ndonjë bankënote të imët, fëmijët ose të rriturit, ose ekip i përzier na e testojnë humanitetin në semafor.

Sotir Kostov, kolumna “Globale dhe detaje nga zgjedhjet lokale”, Dnevnik
Procesi zgjedhor nuk është shërim për të gjitha sëmundjet në politikë. Ky vetëm i lehtëson realizimet e diturisë dhe aftësive të cilat shprehen nëpërmjet tij. Megjithate, ka njerëz që më shumë dëshirojnë të bëjnë zhurmë dhe të luftojnë në vend se të diskutojnë me argumente.

Daut Dauti, kolumna “Në fitore – humbje, në humbje – fitore”, Dnevnik
Humbja e LSDM në Ohër është më e madhe se fitorja e VMRO sepse me tradicionalisht të pamposhturin Petrevski dhe me numër  tradicionalisht  të madh të simpatizuesve të Ljubço Georgievski, të humbet me dallim të këtillë është përplasje e vërtetë.

Aleksandar Dimkovski, koment “Kafshatat ndonjëherë mundet të jenë me të rrezikshme se plumbi”, Nova Makedonija
Kontrollimin nuk mundet ta bëjnë vetëm instituciont shtetërore, kjo duhet të jetë edhe obligim i të gjithëve që janë të inkuadruar në biznesin ushqimor, si prodhuesit, tregëtarët, distribucioni, shoqatat, agjencionet dhe në fund konsumatorët.

Biljana Vankovska, kolumna “Për herojtë dhe viktimat e rremë”, Nova Makedonija
Johani nuk është dhe nuk guxon të jetë hero ( qoftë edhe vetëm për fëmijët maqedonas) nga këto arsye: para 10 vitesh askush nuk e ka ditur se ekziston një polic i tillë në sigurimin e Trajkovskit. Detyra e tij ishte rreth kryetarit, e jo të jetë mbrojtës në fushëbetejë. Është e sigurtë se Johani e braktis vendin e punës dhe së bashku me shokët, si ndonjë Zorro, nis misionin privat hakmarrës ne vendlindjen e tij.

Ljupço Gashteovski, kolumna “Problemet e maturës me tetë here shtatë”, Nova Makedonija
Një e katërta e maturantëve do të ua tregojnë tabelën e shumëzimit përmendsh.E katërta tjetër do të mundohet me gishta që ta kalkulojë, ndërsa gjysma tjetër, pa kalkulator, nuk ka shansë as zë të nxjerrin. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button