Peticion kundër projektit “Shkupi 2014”

Në rrjetet sociale është paraqitur një thirrje për studentët por edhe qytetarët e tjerë që të nënshkruajnë peticionin “Fakulteti arkitektonik ta mbrojë Shkupin”. Ftohen profesorët nga Fakulteti Arkitektonik që publikisht të kërkojnë stopimin e projektit “Shkupi 2014”, ndërsa nëse nuk stopohet, të dilet në protesta dhe të ndërpritet mësimi në fakultete. Në peticion veç tjerash shkruhet:
“Ftohen profesorët e Fakultetit Arkitektonik që publikisht të dalin para opinionit dhe jo të fshihen për ta mbrojtur atë që ka ngelur në Shkup. Intelegjenca nuk duhet të presë thirrje. E vërteta që nuk dihet është diçka që nuk ekziston. Vendosuni në mbrojtje të Shkupit”, thuhet në thirrjen publike.
Për këtë iniciativë kërkohet mbështetje nga Fakulteti Arkitektonik, Kolegji Amerikan, Fakulteti i ndërtimtarisë, Shoqata e arkitektëve të Maqedonisë, Fakulteti për kulturë dhe art dhe nga qyteti i Shkupit.
Të gjithë përfaqësuesit dhe të punësuarit në këto institucione ftohen që të marrin pjesë në tribunat e organizuara , të sqarojnë opinionin për gabimet dhe dëmet e projektit “Shkupi 2014” dhe të kërkojnë debate publike me përfaqësuesit qeveritar të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button