Fitojnë Barça dhe Reali

Barcelona arrin të fitojë lehtë edhe pa Leo Messin, duke mundur në fushë të huaj me rezultatin e pastër 3:0 Real Zaragozan. Serinë e golave për skuadrën katalanase e hapi Thiago Alcantara në minutën e 20 dhe më pas shënoi dy herë Cristian Tello në minutat e 39 dhe 53. Me këtë fitore Barça shkon në kuotën e 81 pikëve në vendin e parë ndërsa Real Zaragoza mbetet në vendin e 18 me 27 pikë.


Fitore të e thellë prej 3:0 ka shënuar edhe Real Madridit në takimin e zhvilluar në “Estadio San Mames” kundër Athletic Bilbaos në La Liga.
Ronaldo ka shënuar që në minutën e dytë të ndeshjes dhe pastaj golin e dytë e shënoi në minutën e 68-të për 2:0.

Goditjen përfundimtare për vendasit e bëri në minutën e 76-të Higuain i cili shënoi për 3:0. Pas kësaj fitoreje, Reali vazhdon të ndjekë Barcelonën në distancë prej 13 pikësh, shtatë javë para përfundimit të kampionatit në “La Liga”. Ndërsa mrekullia përsëri vjen nga Ronaldo, i cili ka shënuar një super gol, të cilin mundë ta shikoni në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button