Filipçe: Vdekshmëria nga Kovid-19 është e lartë sepse pacientët vijnë vonë në spital, shumë prej tyre kanë pasur kancer dhe diabet

Shkalla e lartë e vdekshmërisë së pacientëve me kovid-19 është për faktin se ata trajtohen për një kohë të gjatë jashtë spitalit dhe vijnë vonë me parametra të dobët, ndërsa shumë prej të vdekurve kanë qenë me kancer, diabet të parregulluar, sëmundje të zemrës, kanë pas intervenime të shumëfishta kirurgjike, tha sot мinistri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Vdekshmëria më e lartë nga kovid-19 është regjistruar tek persona mbi 60 vjeç, ndërsa 73% e tyre janë persona me sëmundje kronike. Në vend deri më tani, gjatë krizës me koronën, kanë vdekur 5.901 njerëz, ndërsa javën e kaluar nga vala e katërt pati ditë me 36 ose 32 vdekje.

Lidhur me vdekshmërinë e pacientëve më të rinj, Filipçe tha se ata nuk ishin të vaksinuar dhe e përsëriti rastin nga 28 gushti kur një pacient 24-vjeçar u largua nga spitali në Resnjë me përgjegjësinë e tij dhe vdiq. Numri i njerëzve të vdekur dhe të vaksinuar është i vogël, shtoi ai.

Në spitale janë të shtrirë 1.000 pacientë me kovid-19, më të ngarkuarit janë spitalet në Tetovë, Gostivar, pjesërisht në Kërçovë, Strugë dhe Ohër. Prej dje janë hapur Kovid qendrat e Klinikave Interne në Shkup. Sa i përket moshës së personave të shtruar në spital, më e zakonshme është mbi 60 vjeç, dhe më e ulëta tek fëmijët më të vegjël, gjegjësisht në spital janë duke u trajtuar rreth njëzet fëmijë, të cilët kanë një pamje klinike relativisht të butë.

Lidhur me reagimet e shpeshta në publik për mënyrën e trajtimit nga mjekët familjarë dhe protokollet, Filipçe tha se në çdo spital ka një protokoll përkatës, askund në botë nuk ka një qasje të unifikuar.

“Kudo ka rekomandime për trajtim në varësi të shkalla e figurës klinike. Ne kemi një pulmolog ose infektolog në çdo Kovid qendër, të cilët punojnë në rekomandime,” tha Filipçe.

Vazhdon trendi i rënies së personave të diagnostikuar rishtazi dhe faktori R është 0,9.

Sa i përket vaksinimit, shkalla më e lartë, 56-60 përqind është në Ohër, Kavadarci dhe Negotinë, më e ulëta është në Gostivar, dhe rritja më e lartë, me 15 përqind është në Tetovë.

Gjithsej 722.578 qytetarë janë vaksinuar në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, deri ditën e djeshme. Dozën e parë të vaksinës të shtunën dhe dje e kanë pranuar 9.240 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 18.292 qytetarë. Në vend janë aplikuar gjithsej 1.253.612 doza vaksinash, ndërsa 531.033 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 52% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 28% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button