Në prag të fushatës parazgjedhore filloi ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen Bregu i Diellit të Reçicës në Tetovë, pritet të mbarojë pas zgjedhjeve (VIDEO)

Pritjes dhe kërkesave disa vjeçare të banorëve nga Lagja Bregu i Diellit – 146 për mungesë të ujit të pijshëm po i vjen fundi, sot pas shumë zvarritjeve filloi ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen Bregu i Diellit- Teqe, Reçicë, gjegjësisht 3 javë para fillimit të fushatës parazgjedhore të 17 tetorit. Ky projekt ka vlerën e 30 milionë denarëve, ku 13 milion denarë janë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kurse pjesa tjetër nga Komuna e Tetovës. Punimet filluan sot dhe pritet të përfundojnë në afat prej 90 ditëve, gjegjësisht pas zgjedhjeve lokale të tetorit, shkruan Portalb.mk.

Shumë shtëpi dhe banorë të Lagjes “Bregu i Diellit” apo Lagja 146 e Tetovës, prej vitesh e vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, për këtë shpesh here janë ankuar që komuna të merr masat e nevojshme por kjo nuk ka ndodhur deri më sot që në këtë lagje filluan punimet për ujësjellësin.

Ky projekt përshin ndërtimin e afër 5 km të tubacionit shpërndarës të ujit të pijshëm, në më shumë se 25 rrugë dhe rrugica të kësaj lagjeje, ndërtimin e 24 pusetave shpërndarëse dhe 8 hidranteve të ujit, me një kapacitet shpërndarës prej 20 L/sek.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se ky sistem do të sigurojë ujë të pijshëm për tërë këtë zone dhe këtë lagje.

”Në takim para disa viteve me banorët e kësaj lagjeje në fakt na është kërkuar të bëjmë një bazen akumulacion për mbushjen e ujit për të pasur ujë, edhe atë e kemi përfunduar. Pas asaj Komuna e Tetovës ka investuar në gypin e ujësjellësit, nga sistemi i filtrimit në zonën e Lisecit deri te akumulacioni që është ndërtuar dhe për ta kompletuar këtë na janë dashur edhe 13 milion nga ana e Ministrisë së Ekologjisë, për të siguruar edhe rrjetin shpërndarës ashtu që ky ujë të cilin e kemi sjellë deri te akumulacioni të mbërrijë te shtëpitë e qytetarëve”, tha Tetua Arifi.

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini tha se ky është një projekt në bashkëpunim me Komunën e Tetovës I cili përfshin rritjen e rrjetit nga 5,000 km dhe se do të ketë sasi uji nga 19,5 litra në sekondë.

”Me rebalancin e 2020 ofruam përkrahje për gypa të ri në vendbanimin Reçicë dhe Xhepcisht ose Poroj nëse nuk gaboj. Më tutje kemi edhe projekte të tjera me huazimin e ri për furnizimin e ujësjellësit dhe kanalizimit që ne si MMPHJ që do të marrim nga banka evropiane për investime në vlerë prej 15 milion euro , ku do të përkrahim edhe komunën e Tetovës”, shtoi Nuredini.

This slideshow requires JavaScript.


Nuredini theksoi se janë afër përfundimit të dokumentacionit për implantin e ujërave të zeza dhe kanalizimeve, rehabilitimin në Komunën e Tetovës, dhe se janë në pritje të pëlqimit delegacioni evropian që ta hapim tenderin sa më shpejt dhe projekti të vazhdojë.

Ndryshe, punimet për rrjetin e ujësjellësit në Lagjen Bregu i Diellit realizohen nga Kompania Bibaj dhe pritet të përfundojnë në një afat prej 90 ditëve nga sot, projekti në total kap vlerën e 30 milion denarëve, kurse 13 milionë prej tyre janë donacion nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button