Alternativa kërkoi shtyrje të vitit të ri shkollor

Partia opozitare shqiptare Alternativa,  kërkon shtyrje të vitit të ri shkollor, për shkak të gjendjes me korona virusin. Nëpërmjet një komunikate për media, kjo parti i bëri thirrje Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, përkatësisht Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të marrë vendim për ta shtyrë për një muaj fillimin e vitit shkollor, në mënyrë që të bie edhe virulenca e virusit, por edhe të ndërmerren masa më të fuqishme për mbrojtjen e nxënësve në kuptim të imunizimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit, transmeton Portalb.mk.

“Derisa po i jetojmë ditët mbase më të vështira që nga fillimi i pandemisë, kur çdo ditë kemi 20-30 të vdekur, pikërisht këtë javë pritet të fillojë viti i ri shkollor. Ndërkohë duhet të zhvillohet edhe regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive dhe, po ashtu, po futemi në fushatën e zgjedhjeve lokale. Sidoqoftë, këto shifra dhe këto mundësi për përhapje të virusit nuk janë të mjaftueshme që kjo qeveri që të marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit shkollor”, thuhet në kumtesë.

Nga kjo parti kanë shtuar se, gjendja me virusin korona është alarmante dhe kjo përbën rrezik që virusi të përhapet edhe nëpër shkolla.

“AlterAtivA shpreh dyshim të madh se shifrat e larta të infektimeve e të vdekjeve dhe mundësitë e përhapjes së virusit në këtë kohë janë alarmante, andaj edhe fillimi i vitit të ri shkollor po vjen në një kohë shumë të rrezikshme. Kur e shohim se çdo ditë po ulet pragu i moshës së njerëzve të infektuar dhe i atyre që kanë përfundim fatal, kemi drojë të thellë se virusi mund të marrë hov edhe nëpër shkolla dhe kjo të krijojë gjendje me përmasa tragjike. Viti shkollor edhe mund

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button