Turnova lider i Ligës së Parë

Me ndeshjet e fundit që janë zhvilluar të dielën, është kompletuar xhiroja e 25-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa skuadra e Horizont Turnovës tani është lider i ri, pasi mundi ekipin e Dritës nga Bogovina me 4:0. Skuadra nga Turnova shfrytëzoi disfatën e Vardarit nga Pelisteri, ditë më parë, dhe me 47 pikë të grumbulluara është në vendin e parë, sa ka tubuar edhe Metalurgu, që mundi Sileksin me 3:0. Rabotniçki në terren vendas, ka barazuar 1:1 kundër Bregallnicës nga Shtipi. Të përkujtojmë se të shtunën, Shkëndija dhe Renova u ndanë në paqe me barazimin 1:1, Pelisteri mundi Vardarin në Shkup me 1:0, ndërsa në duelin në mes Napredokut dhe Teteksit nuk u shënuan gola dhe dy skuadrat ndan ënga një pikë./Portalb

Rezultatet e xhiros së 25-të 

Shkëndija – Renova   1:1
Napredoku – Teteksi   0:0
Vardari – Pelisteri   0:1
Rabotniçki – Bregallnica   1:1
Horizonti –  Drita   4:0
Metalurgu – Sileksi   3:0

Lajme të ngjashme

Back to top button