Tenderi është shpallur, por Ganiu nuk realizoi premtimin për ndërtimin e pishinës gjatë këtij mandati

Agjencia e Rinisë dhe Sportit ka shpallur tenderin për ndërtimin e katër pishinave, në mesin e të cilave është paraparë edhe ndërtimi i pishinës në Komunën e Çairit. Nga kjo agjenci konfirmuan për Portalb.mk se tenderi është shpallur të shtunën dhe se procedurat ligjore që duhet të ndiqen deri në miratimin e vendimit për kompaninë e përzgjedhur që duhet t’i realizojë punimet, zgjasin më së paku dy muaj.

“Tenderi është shpallur të shtunën dhe procedura është në rrjedhë. Procedura e tenderit zgjat një muaj, plus shqyrtimi i dokumenteve, sjellja e vendimit, nënshkrimi i marrëveshjeve periudhë shtesë. Ka afat për ankesë 15 ditë pasi të sillet vendimi, do të thotë ato duhet të merren parasysh dhe varet sa u nevojitet të punësuarve tanë që të shqyrtojnë dokumentacionin e kompanive të paraqitura, varet se sa kompani do të ketë. Megjithatë, e gjithë procedura në parim sipas ligjit, duhet të zgjas aq sa ka zgjatur tenderi, do të thotë jo më shumë se një muaj. Nëse tenderi ka zgjatur një muaj, aq duhet të zgjas edhe procedura deri sa të zgjedhet se kush do t’i ndërtojë pishinat”, thanë nga kjo agjenci.

Procedura e tenderit, sipas ligjit, shpallja publike zgjatë minimum një muaj, ndërsa deri sa të verifikohet ajo me dokumente 45 ditë minimum. Duke pasur parasysh këtë, fillimet e punimeve nuk mund të priten para muajit nëntor.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2017, në kontratën e tij me të cilën fitoi votat e qytetarëve, premtoi se do të ndërtonte pishinë me fushëlojë sportive të hapur. Për këtë projekt, ai premtoi edhe një buxhet prej 83,945,350 denarë. Megjithatë, edhe përkundër këtyre premtimeve, Ganiut nuk i mjaftuan katër vite që të ndërtonte pishinën. Pishina që premtoi ai jo vetëm që nuk është ndërtuar, por edhe fillimet e punimeve të saj, nuk do të fillojnë para përfundimit të mandatit të Ganiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button