Tragjedi në Bullgari, rrufeja goditi gjatë një ndeshje futbolli – ndërroi jetë trajneri, ndërsa u plagosën tre lojtarë

Një trajner i një klubi futbolli ndërrroi, ndërsa tre futbollistë u plagosën pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli midis skuadrave të Lesiçovës dhe Çernogorovës.

Tragjedia ndodhi rreth orës 18:30 në stadiumin e fshatit Lesiçovë, në afërsi të Pazarxhikut. Menjëherë pas fillimit të ndeshjes, filloi të binte shi i madh, pas çka goditi edhe rrufeja. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë 41-vjeçari Ivan Rançev, ndërsa ndihma e shpejtë vetëm se konfirmoi vdekjen.

I ndjeri është ish -futbollist dhe trajner i një klubi futbolli për fëmijë.

Autoriteti lokal i Lesiçovës paralajmëroi hetim dhe rinovim të sistemit të mbrojtjes nga rrufeja në stadiumin lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button