E infektuara me kovid-19 iku nga dritarja e spitalit të Gostivarit dhe u kthye përsëri

Një paciente e infektuar me kovid-19 iku përmes një dritareje në spitalin e Gostivar, ku edhe ishte hospitalizuar, por më pas ishte kthyer përsëri nërepart.

Rastin për Nova TV e konfirmuan nga SPB Tetovë dhe publikuan informacion zyrtar në lidhje me rastin.

Disa media raportuan lajmin, duke postuar një fotografi të një personi që dilte nga dritarja e spitalit.

Në Gostivar ka më shumë se një mijë raste aktive të kovid-19, kurse numri i tyre, për fat të keq, vazhdon të rritet.

Sipas të dhënave të fundit, në Shkup ka 5392 raste aktive, në Kumanovë 892, Prilep 239, Tetovë 2016, Manastir 258, Veles 214, Gostivar 1221, Kavadar 195, Ohër 423, Shtip 184, Strumicë 693, Strugë 518, Koçan 120.

Autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim për shkak të numrit në rritje të personave të hospitalizuar në vend.

Dje janë raportuar 299 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 32 ndërruan jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button