BE-ja e hoqi Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve të sigurta prej kovid-19

Këshilli Evropian e hoqi Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve të sigurta. Ky vendim do të thotë që udhëtarët nga vendi do t’u nënshtrohen kontrolleve më të rrepta kufitare kur udhëtojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), si dhe futjen e mundshme të testeve të detyrueshme të kovid-19 gjatë hyrjes në këto vende dhe karantinë për udhëtarët nga vendi, transmeton Portalb.mk.

E ashtuquajtura “listë e bardhë” nënkuptonte vende, nga ku turistët mund të hyjnë lirshëm në BE, pa kufizime.

Lista përditësohet në varësi të situatës epidemiologjike në secilin vend. Sipas rregullave për t’u përfshirë në “listën e bardhë”, shtetet duhet të kenë më pak se 75 raste të reja me kovid-19 në ditë për 100.000 banorënë 14 ditët paraprake.

Ndërkohë në vendin tonë numri i rasteve aktive prej dje është rritur në 14.077, kurse në ditët e fundit numri i të infektuarve të rinj është shumëmë i lartë se numri i pacientëve të shëruar nga kovid-19 në baza ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button