Edhe dy muaj Shkupi me Aqua Park (Video)

Punimet rreth Aqua Parkut në Shkup, janë në përfundim e sipër.

Udhëheqësia e këtij projekti paralajmëron se Aqua Parku do të jetë gati dhe në funksion të qytetarëve në muajin qershor.

‘Veç më shihet ndërtesa administrative dhe dy kullat ndërsa do të ketë edhe 10 toboganë, kurse kah fundi janë punimet në pishinë, dhe në fazë përfundimtare janë një lum artificial dhe pishina e fëmijëve. Aqua Parku do të jetë funksional në muajin qershor, ndërsa do të punojë me dy ndrime. Ndrimi i parë prej orës 10.30 deri më orën 17.30, ndërsa i dyti prej orës 18 deri më orën 1 pas mesnate. Biletat do të kushtojnë prej 250 deri më 350 denarë’ thotë drejtori Ratko Kapushevski.

Ndryshe, Aqua Parku gjendet në vend të pishinës “Mladost, tek Salla Boris Trajkovski, ndwrsa parku po ndërtohet në hapësire rreth 6500 metër katror.

Tobogani më i lartë është i gjatë 45 metra ndërsa me lartësi prej 15 metrash. Gjithashtu pritet të ketë ‘botë të fëmijëve’ me lodra dhe rekuizita të ndryshme.

Në kuadër të Aqua Parkut do të ketë edhe katër kafiteri që kanë kapacitet për të shërbyer rreth 250 mysafir, ndërsa i gjithë kompleksi ka vend për 1000 vizitues.

Projekti pritet të kushton 2.8 milion euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button