Regjistrimet në UKM, sot dhe nesër është afati i parë për kandidatët që konkurrojnë vetëm me sukses të shkollës së mesme

Për kandidatët që renditen vetëm sipas suksesit në arsimin e mesëm, sot dhe nesër është afati i parë nga aplikimi për regjistrim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, transmeton Portalb.mk.

Për ata që janë renditur sipas suksesit të shkollës së mesme dhe sipas testit të njohurive dhe aftësive, aplikimi ishte më 26 dhe 27 gusht.

Gjithsej 10.678 vende janë të lira në vitin e parë të studimeve universitare në fakultetet e Universitetit të Shkupit në vitin akademik 2021/2022.

Sipas konkursit të shpallur nga UKM në qershor, në kuotën e rregullt, e cila financohet nga buxheti i shtetit, ka vende për 5247 studentë dhe ata do të paguajnë tarifë shkollimi prej 200 eurosh. Për të rregulltit, të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet ka 4366 vende të lira, kurse 1065 janë për studentë të parregullt. Tarifa për studimet në këto dy kategori është 400 euro.

Konkursi i UKM-së përmban informacione mbi vlerësimin e suksesit në arsimin e mesëm dhe provimin e diplomimit shtetëror dhe kriteret dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim.

Afati i dytë për aplikimet për regjistrim në UKM është 16 dhe 17 shtator, ndërsa i treti më 28 shtator 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button