Në aeroportin e Shkupit mbërritën 149 refugjatë nga Afganistani, CIVIL me solidaritet dhe mirëseardhje

Në aeroportin e Shkupit të hënën mbrëma mbërriti grupi i parë i refugjatëve të evakuuar nga Afganistani. Bëhet fjalë për 149 qytetarë të Afganistanit, punonjës të institucioneve ndërkombëtare, anëtarë të familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorë, transmeton Portalb.mk.

Refugjatët e evakuuar zbarkuan në Tbilisi, Gjeorgji me aeroplan të tipit “boeing 767” të kompanisë Kamer, kurse në aeroportin e Shkupit i priti ministri për punë të jashtme Bujar Osmani.

Qeveria informoi se këta janë qytetarë të cilët u rrezikuan nga strukturat talebane dhe të cilëve vendi ynë po i ndihmon të shpëtojnë jetët e tyre.

“Këta janë qytetarë të cilët kanë punuar për 20 vjet për institucionet demokratike, misionet dhe organizatat ndërkombëtare në Afganistan. Dërgojmë mesazh mirëseardhjeje, solidaritetidhe mbështetje. Mrëpresim qytetarët që po ikin nga sulmi i radikalizmit, të cilët në 20 vite kanë mbrojtur paqen dhe demokracinë në Afganistan”, deklaruan nga Qeveria.

Refugjatët u pritën në aeroport nga ekipet e Kryqit të Kuq të cilët u siguruan atyre pajisje për higjienë personale, ndërsa Ministria për Punë të Brendshme kreu kontrollet e nevojshme të sigurisë. Të gjithë personave u është lëshuar vizë e vlefshme për 90 ditë.

Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë teste PCR dhe vaksina për të gjithë ata që dëshirojnë të imunizohen.

Refugjatët do të vendosen në hotele në Shkup dhe zonën përreth, ndërsa shpenzimet për ta do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare që kanë qenë të pranishme në Afganistan në të kaluarën dhe janë përfshirë në organizimin e evakuimit.

This slideshow requires JavaScript.

 

Ndërkohë Qendra për liri shpreh solidaritet dhe mirëseardhje për qytetarët e Afganistanit, punonjësit e sektorit civil, misionet aleate, mediat dhe organizatat e tjera dhe familjet e tyre, të cilët kanë mbërritur në vendin tonë.

“Këta qytetarë paqësorë afganë u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre nën kërcënime serioze për jetën e tyre nga regjimi dhe terrori taleban”, thuhet në kumtesën e CIVILIT.

CIVIL u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pavarësisht nga përkatësia dhe orientimi i tyre politike, t’i bashkohen kësaj thirrjeje për solidaritet dhe mbështetje të civilëve të Afganistanit dhe të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të shprehur solidaritet dhe për t’i mirëpritur ata në vendin tonë. “Kjo është një mundësi të papërsëristshme për të treguar virtytin dhe humanitetin tonë në këto kohë të vështira”, thonë nga CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button