Në Maqedoninë e Veriut për një vit janë rritur çmimet e shitjes së prodhimeve industriale mesatarisht për 10%, te metalet arriti 56.3%

Çmimet e shitjes së produkteve industriale në tregun e vendit janë rritur për 9.9% prej korrikut të kaluar e deri më sot, transmeton Portalb.mk.

Në muajin korrik të vitit 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.6 % dhe për 9.9 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet se rritje brenda një muaji më së shumti është vërejtur te Energjia 9.9 %, Prodhimet intermediare për 0.7 %, etj. Por nëse e krahasojmë sektorin e energjisë prej korrikut të kaluar, do të shohim rritje për 24.8%, ndërsa prodhimet intermediare për 15%.

Në varësi të produkteve, më së shumti rritje kemi pasur të prodhimi i metaleve për 56.3%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button