Çmimet dhe rregullat për të ndjekur dy ndeshjet e Maqedonisë së Veriut në fillim të shtatorit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në muajin shtator do të zhvillojë ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2022, ashtu që ka publikuar biletat për ndeshjen e 2 shtatorit dhe 8 shtatorit që do të zhvillohen në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Më 2 shtator Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Armenisë, ndërsa më 8 shtator kundër Rumanisë në fushën “Todor Proeski” në Shkup. Kapaciteti i publikut do të jetë i kufizuar për shkak masave kundër virusit korona.

“Në përputhje me vendimin zyrtar të Qeverisë për ndeshjet, është e lejuar pjesëmarrja me shfaqjen e njërit nga dokumentet: certifikata për marrjen e së paku një doze të vaksinës, tejkalimin e virusit brenda 45 ditëve. Këta detyrime nuk vlejnë për personat nën moshën 18 vjeçare”, raportojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke sqaruar që çmimet e biletave janë 300 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button