Në periudhë të rëndësishme për rajonin, në Maqedoninë e Veriut pritet të vjen nesër ministri grek, paralajmëroi MPJ-ja

Homologu grek dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Nikos Dendijas dhe Bujar Osmani, pritet të zhvillojnë takim nesër, duke vlerësuar se takimi po zhvillohet në një periudhë shumë të rëndësishme, transmeton Portalb.mk.

“Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, është në periudhë të rëndësishme kur rrethanat në rajon dhe krizat globale kërkojnë koordinim dhe veprim të përbashkët midis dy vendeve fqinje, me çka konfirmohet dhe avancohet partneriteti strategjik”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Dendijas pritet të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit, ndërsa theksohen bisedimet në lidhje me marrëdhëniet bilaterale.

“Në pjesën e bashkëpunimit bilateral, fokusi pritet të vendoset në dinamikën intensive në takimet në nivel më të lartë, avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe gjendjen kontraktuale, e cila pason me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Do të bisedohet edhe për aktivitetet e zbatuara në përputhje e Marrëveshjen, si nga ana e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe nga ana e Greqisë”, deklarojnë nga MPJ-ja e RMV-së, duke sqaruar që do të diskutohet edhe për proceset e rajonit dhe në botë, si Afganistani e pandemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button