1335 raste aktive në Tetovë, u mblodh shtabi i krizës në komunë

Shtabi i krizës në Komunën e Tetovës sot mbajti mbledhjen e radhës në lidhje me menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19 në Tetovë. Nga komuna njoftojnë se sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike në shkollat fillore, do të respektohen në përpikshmëri masat dhe protokollet mbrojtëse, ndërsa ju bëjnë apel arsimtarëve dhe personelit teknik që të vaksinohen, transmeton Portalb.mk.

Nga komuna njoftojnë se në Qendrën Klinike në Tetovë janë gjithsej 116 pacientë të hospitalizuar me përkrahje oksigjeni, ku 6 prej tyre kanë pranuar dozën e parë të vaksinës, kurse 6 të tjerë me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona, kurse 100 pacientë janë në ambulantë ditore me simptoma të lehta.

Momentalisht në Komunën e Tetovës gjithsej janë 1335 raste aktive me Covid-19.

“Qendra e rivaksinimit tek Salla e shkollës së mjekësisë do të funksionojë deri të dielën (05.09.2021), kurse nga e hëna (06.09.2021) kjo qendër do të transferohet në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Gjithashtu gjatë kësaj javë do të hapim edhe pikën e vaksinimit tek Teleferiku (Elem Tours), që do të shërbejë si qendër vaksinale  për të shërbyer kryesisht banorët e malësisë. Nga dita e shtunë është në funksion edhe pika e vaksinimit në ambulantën e fshatit Poroj, kurse inkurajues është fakti se interesimi i qytetarëve për vaksinim rritet nga dita në ditë dhe brenda fundjavës në pikën e re të vaksinimit tek ish Shtëpia e Armatës janë vaksinuar më shumë se 1500 qytetarë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Nga komuna thane se për sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike në shkollat fillore, do të respektohen në përpikshmëri masat dhe protokolet mbojtëse, ku apelojnë që arsimtarët dhe stafi teknik i pavaksinuar të vaksinohen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button