Suedia, Norvegjia dhe Polonia nuk kanë paditur OBSh-në ndërsa virusi nuk “hidhet” me aeroplan

Nuk është e vërtetë që Suedia, Norvegjia dhe Polonia do të padisin Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndërsa personi që e pohon këtë, si “dëshmi” ka marrë fotografitë të cilat nga verifikimi i Portalb.mk rezultojnë të jenë të vjetra nga viti 2006 të shkrepura nga vetë kompanitë për qëllime komerciale. Faqja “Top Chenef” po dezinformon lexuesit duke i shpërqendruar nga ajo në të cilën duhet të fokusohemi, virusi korona i cili është vdekjeprurës ekziston, shpërndahet nga njeriu në njeri dhe për këtë duhet të mbrohemi, shkruan Portalb.mk.

Personi i cili fshihet në faqen e “Top Chenef” në Fejsbuk ka shkruar se Organizata Botërore e Shëndetësisë është sipas tij mafioze dhe shpërndan virusin ashtu siç atyre ju konvenon, kjo rezulton të mos jetë e vërtetë.

“Kuptojeni o njerez se OBSH eshte organizate mafioze ne duart e sorosit. Prandaj edhe plandemia shperndahet ku duan ata si duan ata…..” shkruan “Top Chenef” në Fejsbuk.

Si qëndron e vërteta?

Grupi i organizuar për shpërndarjen e teorive konspirative në lidhje me virusin korona fillimisht kishte montuar një postim sikur shtëpia mediatike “Reuters” kishte informuar për padinë e tre shteteve të lartpërmendura ndaj OBSh-së, “Reuters” këtë e ka mohuar dhe ka paralajmëruar hapa ligjor.

“Kjo nuk është e vërtetë: Reuters nuk ka raportuar për këtë as për diçka të ngjashme si kjo” shkruan “Reuters” e shqetësuar pas montazheve.

Teoria e rrejshme se “virusi korona hidhet me aeroplan” është e kahmotshme, fillimisht filloi të publikohet në dhjetor të vitit 2020 dhe më pas shumë qytetarë të RMV-së filmonin avionët duke pretenduar se ju hidhet virus nga lartë.

Çfarë në lidhje me fotografitë?

Shumica e fotografive të cilat publikohen për të “vërtetuar” se si virusi korona hidhet nga lartë janë të vjetra dhe të shkrepura nga vetë avio-kompanitë për qëllime komerciale dhe nuk kanë absolutisht të bëjnë me pandeminë e virusit korona.

Fotoja e aeroplanit

Në këtë fotografi shihen avioni i kompanisë “Evergreen” dhe fotografia është bërë më datë 19 maj të vitit 2006 në Kaliforni. Kjo kompani nuk është në funksion nga viti 2013 kur falimentuan dhe nuk arritën ti mbijetojnë tregut.

Fotografia e dytë e postimit që e recensojmë

Një fotografi tjetër është publikuar nga ky person ku shihen një burrë në mes të disa korpave të cilat pretendohet se janë të mbushura me virus, edhe kjo fotografi ishte në Getty Images dhe nuk ka të bëje fare me pandeminë e virusit korona.

Sipas informatave që i siguruam, fotografia është shkrepur më 6 shtator të vitit 2009 dhe në atë shihet brendësia e një avioni i cili po testohej i tipit MSN1, një avion Airbus A380 SuperJumbo, i mbushur me pajisje për provë dhe kanella. Korpat janë të mbushura me ujë dhe përdoren për të simuluar peshën e ngarkesave dhe udhëtarëve.

Si transmetohet virusi korona?

Koronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

  • pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
  • kontakteve personale të drejtpërdrejta
  • duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
  • në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.

Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.

Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi.

Cili është përkufizimi i “kontaktit të ngushtë”?

Sipas ECDC, “kontakt i ngushtë” do të konsiderohen:

  • Çdo person qe jeton në të njëjtën shtëpi.
  • Çdo person qe ka kontakt menjëherë me një rast ose me lëngjet trupore ose mostrat laboratorike.
  • Çdo punonjës shëndetësor qe ka dhëne direkt kujdes shëndetësor për pacientet me 2019-nCoV, ka punuar me punonjës shëndetësor te infektuar me 2019-nCoV.
  • Çdo person apo persona qe kane vizituar paciente, apo kane qëndruar ne te njëjtin mjedis te kujdesit shëndetësor me pacient me 2019-nCoV sidomos, kur rasti i është nënshtruar një procedure që gjeneron aerosol.
  • Çdo person qe punon ne afersi dhe ngushtesisht apo ka qene ne te njejtin mjedis te mbyllur si psh. klase ne shkolle me pacient me 2019-nCoV.
  • Çdo person qe ka qëndruar brenda 2 metrave në distancë nga rasti, në çdo mjedis që nuk është përmendur më lart për çfarëdolloj kohe.
  • Çdo person qe ka udhëtuar sebashku me një pacient ose me shume paciente me 2019-nCoV me çfarëdo lloj mjeti.

Personat që udhëtojnë në avion në të njëjtin rresht ose në dy rreshtat para dhe pas një rasti të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19; shoqëruesit e udhëtimit ose kujdestarët; dhe anëtarët e ekuipazhit që kanë shërbyer në seksionin e avionit ku ishte ulur “rasti”. Nëse “rasti” ka një simptomatologji të rëndë ose ka lëvizur brenda avionit, çka tregon ekspozim më të madh të pasagjerëve, duhen konsideruar si kontakte të ngushta të gjithë pasagjerët të ulur në të njëjtin seksion të avionit ose në të gjithë avionin.

Sipas kësaj, është evidente se personi në fjalë ka grumbulluar disa fotografi të avio kompanive nga “Google” dhe ka shpikur një teori konspirative me qëllim për të zbehur besueshmërinë e njerëzve në pandeminë me virusin korona dhe vaksinat, të cilat aktualisht konsiderohen si arma e vetme në luftën kundër virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button