RMV, Ministria e Shëndetësisë me apel: Prindërit të vaksinohen

Në Maqedoninë e Veriut, viti shkollor do të fillojë me prezencë fizike në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa do të zhvillohet me protokolle të përcaktuara shëndetësore. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë sot se, kjo strategji është dëshmuar si e mirë vitin e kaluar shkollor, kur 40 përqind e nxënësve kanë ndjekur mësimin me prani fizike, transmeton Portalb.mk.

Në kumtesën e dërguar nga kjo ministri thuhet se, para vitit të ri shkollore, vendet në rajon kanë kumtuar vendimet që mësimi për nxënësit të zhvillohet me prezencë fizike me protokolle të përcaktuara qartë shëndetësore, për dallim nga viti i kaluar, kur për më shumë shtete kishte mbyllje totale për shkollat.

Përjashtim për vendimin për mësim me prezencë fizike do të ketë për, fëmijët me sëmundje të rralla apo pengesa, fëmijët që vijnë nga familje me anëtarë të familjes me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve apo arsye të tjera jomjekësore, me leje të shkollës.

Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim masivë, veçanërisht të prindërve fëmijët e të cilëve do të shkojnë në shkollë dhe çerdhe.

“Kompetentët janë të pajtimit se për shëndetin e nxënësve është prioritet, por që gjendja epidemiologjike të jetë stabile dhe mësimi të mbahet pa pengesa deri në fund të vitit shkollor, është e domosdoshme që pjesa më e madhe e popullsisë të vaksinohet, para së gjithash prindërit dhe edukatorët”, thuhet në njoftim.

Më tej nga kjo ministri kanë thënë se, në rast të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike, MASH me vlerësim të Komisionit për Sëmundje Infektive, për realizimin e mësimit ka dy skenarë rezervë me të cilët do të mbrohet edhe ruhet shëndeti i nxënësve mësimdhënësve si prioritet dhe me këtë për të ruajtur vazhdimësinë e procesit arsimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button