RMV, panel diskutimi: Ofrimi i shërbimeve digjitale të krijuara për qytetarët

Fondacioni për Liri “Friedrich Naumann”, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis dhe Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane – Shkup (ISHSH) organizon panel diskutimin “Ofrimi i shërbimeve digjitale të krijuara për qytetarët”.  I njejti do të kontribuojë në debatin publik dhe të ekspertëve mbi mundësitë për digjitalizimin real të shërbimeve të ofruara nga administrata publike në nivel qendror dhe lokal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të shërbejë edhe si burim i njohurive kryesore dhe profesionale për palët përgjegjëse, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të mbahet më 2 shtator, duke filluar nga ora 10:00 paradite në Hotel Alexander Palace por edhe online. Ngjarjen do të mund ta ndiqni në këtë link.

Programi i ngjarjes konsiston në një prezantim të shkurtër të dy hulumtimeve, përkatësisht “Analiza e shërbimeve elektronike në komunat e Republikë së Maqedonisë së Veriut” të përgatitura nga Fondacioni Metamorfzis dhe “Digjitalizimi si një rrugë e administratës së vërtetë të orientuar nga qytetarët: decentralizimi i proceseve si një mjet për reforma të përshpejtuara dhe efektive ”përgatitur nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humanitare, i ndjekur nga një diskutim mbi ofrimin e shërbimeve digjitale të krijuara për qytetarët.

Ngjarja është e karakterit të hapur dhe pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediat dhe aktorë të tjerë. Gjuha e punës e kësaj ngjarje do të jetë maqedonishtja, me përkthim në shqip dhe anglisht.

Agjenda është si vijon:

Data: 02.09.2021                                   Hotel Aleksandër Palas, Zoom, dhe Facebook

Koha Sesioni
09:00 – 10:00 Regjistrimi dhe njoftimi i pjesmarrësve
 

10:00 – 10:15

Fjalimet hyrëse

 

·         Z. Ivajlo Conev, Koordinator i Projektit për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut në Fondacionin e Lirisë Friedrich Naumann

·          Z. Filip Stojanovski, Drejtor i Partneritetit dhe Zhvillimit të Burimeve në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis

·         Znj. Katerina Kolozova, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Shkencave Sociale dhe Humanitare

10:15 – 10:45 Prezantimi i punimeve kërkimore

 

·         Analiza e shërbimeve elektronike në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Znj. Qendresa Sulejmani, Drejtore Programi në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis

·         Digjitalizimi si një rrugë e administratës së vërtetë të orientuar drejt qytetarëve: decentralizimi i proceseve si një mjet për reforma të përshpejtuara dhe efektive Znj. Iskra Gerazova Mujçin, hulumtuese në Institutin e Shkencave Sociale dhe Humanitare

10:45 – 12:00 Panel diskutimi: Ofrimi i shërbimeve digjitale të krijuara për

 

·         Z. Goran Milevski, ministër i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale

·          Znj. Ana Malceva – Marinkoviç, Zyrtare e Kabinetit për koordinimin e bashkëpunimit të Kryeministrit me organet shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet, kompanitë, shoqatat qytetare dhe personat tjerë juridikë

·          Znj. Iskra Belçeva – Ristovska, Koordinatore e Programit në Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve

·          Znj. Mila Josifovska Danilovska, Menaxhere e Programit për Përgjegjësisë Shoqërore dhe të Drejtave të Njeriut në Internet në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis

12:00 – 12:15 Hapa të ardhshëm Përfundimet dhe mbyllja e ngjarjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button