Më shumë se dy të tretat e të kthyerve nga Ballkani Perëndimor në Austri janë me kovid – kryesisht nga Maqedonia

Më shumë se dy të tretat e të kthyerve nga Ballkani Perëndimor janë pozitivë me koronavirus, njoftoi Agjencia austriake e shëndetësisë dhe sigurisë në ushqim (AGES), transmeton Portalb.mk.

Numri më i madh i rasteve janë “të importuara” nga Maqedonia e Veriut, 866, ndërsa në krahasim me situatën e dy javëve më parë, përbën rritje prej 477, raporton portali serb “Dnevnik”.

Nga Kosova ka gjithashtu numër të rritur të rasteve të “importuara” – nga 253 në 799, pasuar nga Turqia me 662 raste, Kroacia kryeson listën e vendeve të origjinës me 683 raste.

Në javën e 31 -të kalendarike, në Austri janë regjistruar 5.888 infektuar me koronavirus në Austri, ndërsa në javën e 32 -të, tashmë kishte 8.113, nga të cilët rreth 40 përqind ishin të kthyer nga pushmet.

Paraprakisht, autoritetet italiane njoftuan informacione për të kthyerit nga vendi ynë, të cilët në Itali kishin teste pozitive të koronavirusit. Këto janë zonat përreth Trevisos dhe Dolomites.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button