“Qytetarët” e Mançesterit në finale

Manchester City e ka mundur Chelsean me rezultat 2:1 në gjysmëfinale të FA Kupës dhe ka siguruar finalen. Ndeshja që është luajtur në “Wembley” ka sjellë si zakonisht futboll të bukur nga të dyja skuadrat, por City me golat e shënuar nga Nasri në minutën e 35-të dhe Aguero në të 47-të, tani është në finale.

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Demba Ba në minutën e 66-të. Deri në fund të ndeshjes, Chelsea ka sulmuar vazhdimisht, por pa mundur të shënoj golin e barazimit, që do tu jepte vazhdimet.

City në finale që zhvillohet më 11 maj në “Wembley” do të ballafaqohet me Wiganin.

Lajme të ngjashme

Back to top button