Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Athinë kundër vaksinimit të punonjësve shëndetësor

Protesta e madhe që u zhvillua mbrëmë në Athinë u shënua me përplasje mes disa protestuesve dhe policisë, gjatë të cilave u përdor gaz lotsjellës. Rreth 7.000 njerëz u mblodhën dje në qendër të kryeqytetit grek për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër kovid-19 të punonjësve shëndetësorë. Që nga e mërkura, ata punonjës të kujdesit shëndetësor që nuk janë vaksinuar të paktën një herë do të pezullohen, transmeton Portalb.mk.

Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta ku shkruhej “Ne nuk jemi kundër vaksinave, por jemi kundër fashizmit” ose “Rroftë demokracia”.

Në fund të protestës, një grup të rinjsh filluan të hedhin shishe, fishekzjarre dhe kokteje molotov në drejtim të policisë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, shok bomba dhe topa uji.

Dje, Greqia regjistroi pothuajse 1.600 raste të reja me kovid-19. Vendi ka 10.36 milion banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button