Nuk është e saktë deklarata e Glen Bek se SHBA u kërkoi autoriteteve të Maqedonisë të mos pranojnë refugjatë nga Afganistani

Pohimi i komentatorit dhe prezantuesit amerikan, Glen Bek, se Departamenti Amerikan i Shtetit “i tha Maqedonisë të ndalojë pranimin e refugjatëve nga Afganistani” mohohet pa mëdyshje nga autoritetet në vend. Përgatitjet për pranim vazhdojnë, dhe politika sipas së cilës refugjatët do të pranohen në vend nuk ka ndryshuar dhe ata pritet të arrijnë së shpejti, shkruan Vërtetmatësi.

Komentatori konservator amerikan, TV dhe radio prezantues, si dhe pronari i radios dhe rrjetit televiziv në internet The Blaze, Glen Bek, në Twitter shpërndau një fragment nga biseda e mbrëmshme me senatorin republikan Tom Koton nga shteti i Akransas.

Në postimin në Twitter, Bek tha se kishte dëgjuar për raportin se Departamenti Amerikan i Shtetit “i tha Maqedonisë të ndalonte pranimin e refugjatëve nga Afganistani“, duke shtuar se senatori Koton kishte dëgjuar gjithashtu për raporte të tilla.

Në video, senatori Koton konfirmon se ai me të vërtetë ka dëgjuar për “raporte të veçanta“, dhe Bek thotë se ai vetë po kërkonte dje një vend që mund të “merrte refugjatë” nga Afganistani dhe se “një nga ato vende ishte Maqedonia“, por “ambasadori (në SHBA është paraqitur dikush nga vendi) ose ambasadori i Maqedonisë mori një telefonatë nga Departamenti i Shtetit dhe iu tha që të mos i merrte këta njerëz“.

“Vërtetmatësi” kontaktoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut me kërkesë për informacion shtesë, duke pyetur, mbi të gjitha, nëse ata vërtet morën kërkesë të tillë nga autoritetet amerikane, dhe neve na u tha se pretendimet në video janë të pavërteta:

Kjo nuk është e saktë. Qeveria tashmë ka miratuar pranimin e 780 qytetarëve afganë për të shpëtuar jetën e tyre. I gjithë misioni humanitar nga Qeveria po kryhet në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.

Përgjigje të ngjashme morëm edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në kundërshtim me pretendimin e Bek, kryeministri Zoran Zaev, në të njëjtën ditë (26 gusht 2021), ndoshta vetëm disa orë më parë, përsëriti angazhimin e Maqedonisë për të pranuar refugjatë nga Afganistani:

Një njeri të shpëtojmë, unë mendoj se po shpëtojmë botën. Ne ofrojmë solidaritet, ne jemi paraqitur dhe jemi ofruar së bashku me partnerët tanë strategjikë si një vend sipas aftësive dhe kapaciteteve tona, për të ndarë në solidaritet atë që do të thotë përgjegjësi, parime dhe vlera me botën demokratike në pranimin e njerëzve nga Afganistani të cilët janë nën kërcënim. për humbjen e jetës së tyretha Zaev para gazetarëve.

Glen Bek gjatë karrierës së tij të komenteve në radio dhe TV, ka promovuar një seri teorish konspirative gjatë viteve për presidentin Barack Obama dhe George Soros, ndër të tjerë.

Ai tha se Obama po ndërtonte kampe përqendrimi përmes Agjencisë Amerikane të Menaxhimit të Krizave (FEMA), në të cilën duhej të strehoheshin kundërshtarët e tij politikë, rrejshëm ka pretentuar se Xhon Holldren, i cili ka qenë drejtor i Byrosë për shkencë dhe teknologji në administratën e Obamas “ka propozuar aborte të dhunshme dhe vendosen e mjeteve për sterizlizim në ujin për pije për ta kontrolluar popullatën” dhe ngjashëm. Për më tepër, Beck ishte një nga mbështetësit e shumtë të teorive të konspiracionit kundër George Soros. Ai pretendoi rrejshëm se si i ri Soros po ndihmonte “çifutët të dërgoheshin në kampet e vdekjes” dhe vazhdimisht ka përsëritur teorinë e konspiracionit të paprovuar se Soros kishte shkaktuar krizën financiare aziatike në vitin 1997, deklarata për të cilat më vonë duhej të kërkonte falje, edhe pse falje të tilla u pranuan me rezervë në shumë qarqe.

Refugjatët e parë nga Afganistani kanë mbërritur tashmë në Tiranë dhe pritet të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut. Në opinion gjithashtu flitet për kostot që do të duhet të paguhen për pritjen e refugjatëve, dhe shuma e përmendur është e vogël. Në çdo rast, nuk ka asnjë indikacion në skenën publike të heqjes dorë nga pritja e refugjatëve dhe profili i tyre dihet, ku kryeministri Zaev tha se mes tyre do të jenë “paqeruajtës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, gra, fëmijë, njerëz që kanë ndikuar në demokracinë dhe kanë qenë ndihmës të ushtrisë sonë“.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, ne e konsiderojmë të pavërtetë pretendimin e komentuesit dhe prezantuesit të radios dhe TV nga SHBA, Glen Bek, të publikuar në rrjetin e tij mediatik “The Blaze”.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button