Izraeli miratoi dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19

Autoritetet izraelite miratuaн përdorimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë qytetarët që kanë marrë dy doza në përpjekje për të parandaluar përhapjen e llojit shumë ngjitës delta. Tani secili që ka marrë dozën e dytë para pesë muajsh ka mundësinë të vaksinohen me dozën e tretë. Një dozë e tillë e vaksinës në javët paraprake mund të merrej vetëm nga kategori të caktuara moshe të qytetarëve. Izraelitët që nuk do ta marrin dozën e tretë nuk do të konsiderohen të vaksinuar nëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, transmeton Portalb.mk.

Izraeli po përgatitet të hapë shkollat të mërkurën, përserisa zyrtarët shëndetësorë bëjnë thirrje për kufizime në tubime për të shmangur rritjen e numrit të personave të infektuar seriozisht me koronavirus. Zyrtarët izraelitë thonë se spitalet janë të mbingarkuar dhe numri i pacientëve në to është “shumë shqetësues”. Në spitale ka 1.175 pacientë, nga të cilët 726 në gjendje të rëndë dhe 149 janë në respirator. Numri i pacientëve në gjendje të rëndë është më i larti që nga marsi, ndërsa ata që janë në respirator që nga fillimi i prillit.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se nuk do të ketë të ashtuquajtur “bllokim” me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm hebre, i cili fillon sot me perëndimin e diellit. Deri më tani, 1.95 milionë izraelitë kanë marrë tre doza të vaksinës, 5.5 milionë dy, dhe pothuajse gjashtë milionë vetëm dozën e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button