RMV, deputetët më 1 shtator do të kthehen në punë

Deputetët po kthehen në punë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gati një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot mbajti mbledhjen e parë me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare. Siç njoftuan nga Kuvendi pas mbarimit të kësaj mbledhje, fillimisht do të vazhdojnë seancat e mbetura, ndërsa seanca e re e radhës është caktuar për më 14 shtator, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Kuvend, në ditën e parët ë punës pas kthimit nga pushimi kolektiv i deputetëve dhe KKRMV Xhaferi, i mbajt koordinimi i rregullt i parë i cili ishte në përbërje të plotë. Në të njëjtin  u morën vesh se këtë javë, respektivisht më 1 shtator do të vazhdojnë me seancat e mbetura, të papërfunduara, ndërsa seancën plenare të re të radhës, Kryetari Xhaferi do e caktojë më 14 shtator. Në fund, Kryetari Xhaferi apeloi të respektohen protokollet shëndetësore siç respektoheshin edhe deri tani, që të mbrohet shëndeti i deputetëve, të punësuarve dhe familjeve të tyre”, njoftuan nga Kuvendi.

Deputetët konsiderojnë se duke pasur parasysh zgjedhjet, aktivitetet e Kuvendit do të zvogëlohen dhe se diskutimet muajin e ardhshëm do të jenë në kontekstin e zgjedhjeve lokale.

Java e parë nga sesioni i ardhshëm parlamentar pritet të kalojë me seanca të komisionit. Tani zyrtarisht në uebfaqen e Parlamentit vetëm më 1 shtator (e mërkurë) ka të caktuara tre seanca të Komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, si dhe seancë të Komisionit për sistemin ekonomik.

Përndryshe këto do të jenë zgjedhjet e para në të cilat në vend do të përdoren edhe terminale për gjurmët e gishtërinjëve. 200 terminalet e parë pritet që në KSHZ të jenë gjatë kësaj jave, pas së cilës do të fillojë mësimi për aplikimin e tyre në zgjedhje. Zgjedhjet lokale do të mbahen me masa mbrojtëse ndaj kovid-19.

Kryteari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për sigurinë e të dhënave do të kujdeset një ekip i tërë inxhinierësh të IT -së, kurse një ekip i veçantë do të kujdeset vetëm për aparatet e gjurmëve të gishtërinjve dhe se pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve nuk mund të jenë objekt i sulmeve të hakerëve.

Pajisjet prokurohen nga kompania “Demalog”, e cila ka përvojë me zgjedhjet në Afganistan, ato parlamentare në vitin 2018 dhe presidenciale në vitin 2019. Në pritje të prokurimit në fillim të këtij muaji, siç raportohet nga “360 gradë”, Fondacioni Zgjedhje transparente në Afganistan (TEFA), i cili monitoron zgjedhjet në këtë vend, institucioneve të vendit dhe përfaqësuesve të KSHZ-së u ka dërguar letër (në mënyrë elektronike) me paralajmërim për përvojën e keqe atje me “Dermalog”.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button