Lëvizja Besa konfirmoi kandidaturën e Daut Memishit për Komunën e Tearcës

Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Daut Memishit për të marrë pjesë në garat e 17-të tetorit, për Komunën e Tearcës, transmeton Portalb.mk.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes Besa, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani, kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tearcës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Remzi Bajrami si dhe kryesinë e degës. Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Daut Memishi”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button