Rritja e infeksioneve me Covid-19 në Norvegji është serioze

Edhe pse shkalla e vaksinimit në Norvegji është e lartë dhe vazhdon të rritet, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI) beson se rritja e infeksioneve në javët e fundit është një çështje serioze, shkruan Norway Today, transmeton Portalb.mk.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik Norvegjez, Camila Stoltenberg tha se rritjet e fundit në përhapjen e infeksionit janë serioze, para së gjithash sepse infeksioni do të prekë një numër njerëzish që do të sëmuren rëndë.

“Nëse rritja e infeksionit vazhdon të përhapet kaq shpejt, do të përhapet në pjesë të mëdha të popullsisë dhe në disa grupmosha,” Stoltenberg.

Ende ka rreth 500,000 të rritur në Norvegji që nuk janë vaksinuar. Nëse përfshihen të gjithë nën moshën 18 vjeçare, pothuajse 1.6 milion njerëz në Norvegji janë pa mbrojtje nga vaksinat.

“Me kalimin e kohës, ne do shohim se një numër më i madh i atyre që infektohen, sëmuren dhe vdesin – gjithashtu edhe nga ata që janë të vaksinuar me një apo dy doza,” tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button