Arriti grupi i parë i afganëve të Kosovë

Sot në Kosovë arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 111 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan me një avion të forcave ajrore amerikane, i cili ateroi në Kosovë pak pas orës 20:00, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Afganët u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në aeroport, ishin të pranishme forcat policore të Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it për të mbajtur sigurinë.

Afganët që kanë arritur në Kosovë, sipas burimeve nga Presidenca e Kosovës, do të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj.

Kosova tashmë ka miratuar mbrojtjen e përkohshme për afganët që kanë punuar me forcat amerikane, me ato të NATO-s dhe për familjet e tyre. Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button