Pastrimi i mbeturinave të shpërndara në rajonin Lindor dhe Verilindor do të fillojë në shtator

Pas disa herë u shty fillimi i punimeve, në shtator duhet të fillojë pastrimi i deponive komunale jo standarde dhe deponive të plehrave që gjenden në rajonin e planit Lindor dhe Verilindor, kanë informuar për “Meta.mk” nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitetet përgatitore për pastrimin e mbeturinave dhe rikultivimi e lokacioneve, ndërsa i gjithë projekti është planifikuar të zgjasë një vit, transmeton Portalb.mk.

Fillimi i projektit vjen pasi qeveria në seancën e mbajtur më 19 korrik vendosi të mbyllë deponitë ilegale dhe deponitë në 18 komunat në rajonin Lindor dhe Verilindor. Me projektin, në fazën fillestare, përfshihet pastrimi i mbi tridhjetë deponive ilegale të plehrave, të cilat gjatë viteve të fundit janë krijuar nga qytetarë të paskrupullt.

I gjithë procesi i pastrimit dhe ri kultivimit të vendeve plot mbeturina do të kushtojë rreth 10 milionë euro. Pas mënjanimit të mbeturinave, kompanitë e shërbimeve publike të secilës nga  18 komunat do të marrin kompetenca të qarta për mirëmbajtjen e këtyre lokacioneve, e për të cilat janë nënshkruar marrëveshje me komunat. Vendet do të rrethohen me gardhe dhe këto kompani do të duhet të monitorojnë cilësinë e ujërave nëntokësore dhe të bëjnë inspektim vizual të terrenit një herë në vit, si dhe të mbajnë kanalin e ujërave atmosferikë në lokacionet e mbyllura. Do të duhet ta kositin barin dy herë në vit dhe të bëjnë vëzhgime topografike në lidhje me uljen e trupit të deponisë dhe qëndrueshmërinë e mulçit.

Pas vitit të tetë nga mbyllja e deponisë, komunat përmes ndërmarrjeve publike do ta kenë për obligim të vazhdojnë me monitorimin e ujërave nëntokësore dhe vëzhgimin topografik të deponive një herë në vit.

Përndryshe, pastrimi i deponive dhe deponive jo standarde komunale në këto dy rajone të planifikimit duhej të fillonte qysh në mars të këtij viti, por procedura u shty për shkak të përzgjedhjes së kompanive për mbikëqyrjen e punimeve.

Mbyllja e deponive dhe grumbujve me bërllok rajonin e planifikimit Lindor dhe Verilindor do të bëhet në dy faza. Në rajonin Lindor janë regjistruar gjithsej 12 deponi komunale të papërshtatshme dhe 72 deponi të papërshtatshme, ndërsa në rajonin Verilindor ka gjithsej gjashtë deponi komunale jo standarde për pastrim dhe 32 grumbuj me bërllok.

LEXO: RMV, këtë muaj do të fillojë pastrimi dhe mbyllja e 77 deponive në rajonin lindor dhe verilindor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button